Caktohet seanca e parë paraprake për Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë, ja kur do të mbahet
Më 11 dhjetor ora 10 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehurit e tjerë. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila do të vendosë nëse dosja e SPAK do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme. Në qendër të hetimeve janë 10 procedura tenderuese, me vlerë rreth 400 milionë euro pa TVSH, mes tyre Tuneli i Llogarasë, shtatë lotet e Unazës së Tiranës, rruga Porto Romano-Durrës dhe rikonstruksioni i godinës së Albcontrol. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Hetimet përfshijnë edhe dy vila në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë rreth 1.8...
Burimi:
gijotina.com