Apartamenti që ‘dogji’ ish-deputetin! SPAK kërkon 1 vit e 6 burg për Asllan Dogjanin

Apartamenti që ‘dogji’ ish-deputetin! SPAK kërkon 1 vit e 6 burg për Asllan Dogjanin

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani. SPAK ka kërkuar po ashtu se dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjatë seancës, prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’. Ndërkohë, seanca u shty më 9 dhjetor, ku pritet të paraqiten përfundimet e mbrojtjes. Më pas, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në...