A do ta mbyllë apo kufizojë Gjykatën Speciale të Hagës parlamenti i Kosovës?
Vetëvendosje dhe PDK, janë pajtuar për nismën e re ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara. Njohës të drejtësisë vlerësojnë se këto zhvillime lidhen ngushtë me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t’u proceduar më pas për votim në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se ekspertët, në duart e të cilëve tashmë ndodhet drafti, pritet ta përfundojnë së shpejti punën. Për nismën e re ligjore që lidhet meGjykatën Speciale tashmë janë pajtuar dy partitë më të mëdha në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë. Kjo marrëveshje erdhi pas disa javësh paqartësish rreth ligjit të parë, i cili u...
Burimi:
kohajone.com