Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Burime bëjnë me dije se autorët e atentatit në Fier kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësave ndërsa njëri të shoferit. Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Hasani kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. 3 plumba ka marrë Jakup Hasani dhe të paktën 5 plumba Sel Çami. Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund...
Burimi:
kohajone.com