Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

Familjet që konsumojnë më shumë se 18 metra kub ujë në muaj pritet të përballen me fatura më të larta për sasinë që tejkalon këtë prag. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar mekanizmin e fashave të mbikonsumit, duke vendosur kufij të rinj faturimi për klientët familjarë, institucionet publike dhe bizneset. Kjo skemë do të zbatohet vetëm për abonentët e pajisur me matës dhe nuk hyn në fuqi automatikisht, por kërkon miratim të veçantë nga Enti Rregullator për secilën shoqëri ujësjellës-kanalizime (UK) që paraqet aplikim. Sipas rregullores së miratuar, konsumi mujor i familjeve ndahet në tre fasha. Për sasinë deri në 18 metra kub në muaj do të aplikohet tarifa bazë. Për konsumin nga 18 deri në 30 metra kub, tarifa për metër kub mund...