Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet e tyre, raporton Telegrafi, transmeton albinfo.ch. Paralajmërimi për sulme të reja ruse u përcoll në fjalimin e mbrëmjes, pa dhënë ndonjë afat kohor për goditjet e mundshme. “Inteligjenca jonë ka informacione për përgatitjet e rusëve për sulme të reja”, tha Zelensky, sipas të cilit shërbimet kanë siguruar të dhëna për planet e Moskës. Sipas presidentit ukrainas, është e domosdoshme që këto sinjale të merren parasysh në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera, sepse vendimet e...
Burimi:
kohajone.com