No Image Available

Detaje të reja nga vrasja e Sel Çamit, zbulohet si u maskuan autorët për t’u futur në zonë; vëzhguan me dron shënjestrën

Një ditë pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur ndryshe si Sel Çami, në lagjen “1 Maji” të Fierit, hetuesit kanë ngritur dyshime të reja mbi organizimin e atentatit, ku humbi jetën nga plumbat edhe nipi i tij Jakup Hasani. Në atentatin e djeshëm dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona. Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Hasani kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. 3 plumba ka marrë Jakup Hasani dhe të paktën 5 plumba Sel Çami. Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me...