PAS PILAFIT TRIMAT DALIN NE MAL/ SHPERTHEN MYSLIM MURRIZI: ISHIN SI VESHKA MES DHJAMIT

PAS PILAFIT TRIMAT DALIN NE MAL/ SHPERTHEN MYSLIM MURRIZI: ISHIN SI VESHKA MES DHJAMIT

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, duke i ironizuar për reagimet e tyre publike pas largimit nga funksionet drejtuese në Partinë Socialiste. Sipas Murrizit, të dy kanë zgjedhur të flasin për problemet brenda mazhorancës vetëm pasi kanë humbur pozicionet që mbanin, ndërsa gjatë viteve kur ishin pjesë e strukturave të pushtetit kanë qëndruar të heshtur për vendimmarrjet e qeverisë. Ai vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është vendosur largimi i Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet drejtuese të PS-së, duke ironizuar funksionimin e brendshëm të kësaj partie. Sipas tij, nuk ka pasur një votim të Asamblesë për këtë çështje, ndërsa vendimmarrja duket se është bërë sipas një modeli ku të gjithë...