SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Në të njëjtën kohë, organi i akuzës kërkon që kjo masë dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja Manjola Kajana kërkoi shpalljen fajtor të Dogjanit për veprën penale që lidhet me mosdeklarimin, fshehjen apo deklarimin e rremë të pasurisë dhe interesave privatë nga personat që kanë detyrim ligjor për deklarim. Procesi gjyqësor është shtyrë për datën 9 dhjetor. Në këtë seancë pritet të paraqiten përfundimet e mbrojtjes, ndërsa më pas gjyqtari Bib Ndreca do të japë vendimin për çështjen. Hetimi ndaj ish-deputetit nisi pas një kallëzimi të bërë nga biznesmeni Ilirjan Çela, i cili ngriti dyshime lidhur me blerjen...