“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro
Është zbardhur përmbajtja e një prej letrave të ish-kreut të policisë italiane, Gianni De Gennaro, i cili kreu vetëvrasje. De Gennaro la pas katër letra para se t’i jepte fund jetës më 21 nëntor, duke treguar se vendimin e kishte marrë disa ditë më herët. Letrat janë shkruar më 17 nëntor dhe përfshijnë dy mesazhe publike dhe dy private, një për familjen dhe një për kujdestarin e pronës së tij. Në një nga letrat, drejtuar prokurorit të Caltanissettës, Salvatore De Luca, i cili po e hetonte për dyshime se kishte penguar zbardhjen e të vërtetës për atentatin e Via D’Amelio, De Gennaro hedh poshtë akuzat dhe shkruan: “Ke arritur aty ku nuk kishte arritur as mafia”. Ai thekson se ka qenë gjithmonë “njeri i shtetit”...
Burimi:
javanews.al