Shkarkimi i Zhaneta Beqirit, Veliaj e zëvendëson me Arjola Byzykën: Në 2027, çerdhet e kopshtet falas

Shkarkimi i Zhaneta Beqirit, Veliaj e zëvendëson me Arjola Byzykën: Në 2027, çerdhet e kopshtet falas

Zhaneta Beqiri, Erion Veliaj dhe Arjola Byzyka TIRANË-Pasi firmosi nga qelia shkarkimin e të drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqirit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar në vend të saj Arjola Byzykën. Emërimi i Arjola Byzykës vjen edhe me ndryshime, ku Veliaj njofton se nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas. Erion Veliaj: Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite. Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet. Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet:...