Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?
Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme. Në kërkesën e paraqitur, Qori kërkon informacion nga KQZ-ja nëse mund të regjistrohet njëkohësisht si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat në listën shumëemërore për anëtarë të këshillit bashkiak, në të njëjtën bashki dhe nën siglën e të njëjtit subjekt zgjedhor. Shkresa e plotë e dërguar nga “Lëvizja Bashkë” drejt KQZ-së: Në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, kërkoj informacion lidhur me regjistrimin e të njëjtit person, në të njëjtat zgjedhje vendore dhe në të njëjtën bashki, si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat i renditur i pari në listën shumëemërore për këshillin bashkiak, të paraqitur...
Burimi:
javanews.al