Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga autoritetet turke në Stamboll ka vënë në shënjestër disa emra të njohur të artit, televizionit dhe biznesit. Mes personave të ndaluar janë këngëtari dhe aktori Özcan Deniz, aktoret Deniz Çakır dhe Burcu Özberk, si dhe biznesmeni İbrahim İzzet Özilhan. Sipas raportimeve të mediave turke, për 35 persona janë lëshuar urdhër-ndalime në kuadër të një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit. Deri në mëngjesin e së mërkurës, 25 nëntor, 24 prej tyre janë ndaluar, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për personat e tjerë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së martës dhe është pjesë e një hetimi që përfshin dyshime për prostitucion, trafikim dhe furnizim me lëndë narkotike, si dhe përdorim apo posedim të substancave të ndaluara....