Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar përshkallëzim të kërcënimeve ruse ndaj sigurisë evropiane. Gjatë një debati në Bundestag për projektbuxhetin e vitit 2027, Merz deklaroi se ambiciet e Moskës shkojnë përtej territorit ukrainas. Ai përmendi aktivitetet ruse në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi, si dhe kërcënimet në hapësirën kibernetike dhe brenda vetë Gjermanisë. “Duhet thënë vazhdimisht, si për të djathtën ekstreme, ashtu edhe për të majtën ekstreme, Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron. Dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën. Rusia po përshkallëzon aktivitetet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi. Rusia po i shton ndjeshëm këto veprimtari edhe këtu, në vendin tonë”, tha Merz. Deklaratat e kancelarit vijnë në një kohë kur opozita, përfshirë partinë e...