Tjetër goditje për ish Presidentin serb – Arrestohet pronari i grupit mediatik pro-Vuçiç
Autoritetet serbe kanë arrestuar Dragan Vuçiçeviçin, pronarin dhe kryeredaktorin e Informer, një grup mediatik që ishte një nga mediat më me ndikim të propagandës së ish-presidentit Aleksandar Vuçiç gjatë shumë viteve të tij në pushtet. Vuçiçeviç u arrestua me urdhër të prokurorëve të Beogradit me dyshimin për shkaktim paniku dhe trazirash për një periudhë të zgjatur dhe pengim të drejtësisë, raportuan mediat serbe të mërkurën, duke cituar prokurorët. Ai do të mbahet në paraburgim për një periudhë fillestare prej 48 orësh. Vuçiç e konfirmoi arrestimin gjatë një debati të nxehtë parlamentar. Ligjvënësit nga grupimi Lista e Studentëve që fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit e duartrokitën lajmin, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga ish-presidenti. «Kjo më tregon se me çfarë lloj idiotësh kemi të...
Burimi:
syri.net