Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Franca thotë se është gati të dërgojë një përfaqësues në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka vendosur si parakusht pjesëmarrjen e plotë të Evropës në negociatat për një marrëveshje të mundshme paqeje. Sipas asaj që tha të mërkurën një përfaqësues i ambasadës franceze në Rusi, Parisi e sheh pozitivisht ftesën e Presidentit rus Vladimir Putin drejtuar zyrtarëve evropianë , por kërkon garanci të qarta se vendet evropiane nuk do të kufizohen në një rol dytësor. “Ne duhet të marrim konfirmim se Evropa do të ketë një vend të plotë në tryezën e negociatave për të zgjidhur çështjen ukrainase”, tha diplomati francez, duke përsëritur kushtin e vendosur më parë nga Pallati Elize. Qëndrimi francez është pjesë...