Akti për Kuanta: BE propozon 50 miliardë euro investime
Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën planin për t’i përgatitur vendet e Bashkimit Evropian për epokën e kuanteve, përfshirë nxitjen e 50 miliardë eurove investime në këtë teknologji. Sipas ekzekutivit evropian, qëllimi është ta pozicionojë bllokun si lider në revolucionin e radhës teknologjik, pasi BE-ja ka mbetur kryesisht jashtë garës globale për inteligjencën artificiale. Propozimi ligjor quhet Akti për Kuanta dhe synon njëkohësisht mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike që lidhen me këtë teknologji, si dhe rifitimin e sovranitetit teknologjik pas vitesh varësie nga gjigantët amerikanë dhe zinxhirët kritikë kinezë të furnizimit. Virkkunen: të kthejmë kërkimin në kapacitet industrial Komisionerja evropiane për teknologjinë, Henna Virkkunen, e prezantoi propozimin të mërkurën si një hap vendimtar për kontinentin. Sipas saj, me Aktin për Kuanta po vendosen elementët kryesorë për ta...
Burimi:
kohajone.com