Zbardhen diskutimet e ambasadorit amerikan në SPAK: Askush nuk është mbi ligjin

Zbardhen diskutimet e ambasadorit amerikan në SPAK: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasada Amerikane në Tiranë zbardh detaje nga takimi i ambasadorit Eric Wendt, me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut të drogës, si dhe rëndësia e garantimit të konkurrencës së ndershme dhe tenderave të drejtë. Wendt ka theksuar se bizneset amerikane duan të investojnë në Shqipëri, por kërkojnë besim te respektimi i kontratave, tenderët të jenë të drejtë, dhe askush të mos jetë mbi ligjin. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë krenohet që ofron trajnim të administruar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA për përdorimin e provave digjitale në hetime, me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Përmes punës së...