Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot sot pas mesdite (25 nëntor), pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al