Aksident me tre automjete në Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, pranë zonës së Ishull-Lezhës. Në përplasjen rrugore janë përfshirë tre automjete. Të plagosurit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
ntv.al