EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

Janë zbuluar identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar në Angli, pas incidentit në rezidencën Anmer Hall, që përdoret nga Princi William dhe Princesha Kate Middleton. Bëhet fjalë për Mirgen Dokun, 34 vjeç, dhe Arilen Ndocin, 32 vjeç. Sipas policisë së Norfolkut, të dy janë akuzuar për hyrje në një banesë me qëllim vjedhjen, si dhe për shkelje të një zone të mbrojtur. Ata pritet të dalin përpara Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ndërsa vijojnë të qëndrojnë në paraburgim. Të dhënat e bëra publike nga autoritetet britanike tregojnë se Mirgen Doku ka adresë në Courtfield Gardens, në Londër, ndërsa Arilen Ndoci rezulton pa një adresë të përhershme banimi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, kur policia mori një njoftim për aktivitet të dyshimtë...