Vrasja e Santiago Malkos! GJKKO e shpalli të pafajshëm, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Vrasja e Santiago Malkos! GJKKO e shpalli të pafajshëm, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Erlis Duka dhe Santiago Malko TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Në janar të këtij viti Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për të akuzuarit e vrasjes së Santiago Malkos. GJKKO dënoi me 30 vite burg Leonard Dukën, ndërsa shpalli të pafajshëm vëllanë e tij, Erlis Duka. Prokuroria kundërshtoi vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, lidhur me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.  Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët. Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar...