Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy gjatë protestës së 24 tetorit
Erion Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes. Vishkulli u plagos gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ku u godit në sy nga një plumb gome. Për shkak të dëmtimit të rëndë, ai u transportua për kurim në Itali, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin. Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi hetimet që po zhvillon Prokuroria, për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar efektivin që dyshohet se ka qëlluar ndaj tij. Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të kamerave...
Burimi:
gijotina.com