Presidenti Duka pret delegacionin e Parlamentit të Moldavisë, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe stadiumin “Air Albania”
Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia zhvilloi një vizitë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën sportive dhe administrative të FSHF-së, si edhe me stadiumin “Air Albania”. Delegacioni, i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Sh.T.Z. Igor Grosu, u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, z.Leonid Oleinicenco, ambasadori Emil Jacota, deputeti Maxim Potîrniche, anëtar i Komisionit për Kulturën, Edukimin, Kërkimin, Rininë, Sportin dhe Median, si dhe Sekretari i Shtetit, njëkohësisht Zëvendësministër i Sportit, Cristian Jardan. Në vizitë ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Moldavi, znj. Enkelejda Merkuri. Gjatë qëndrimit në “Shtëpinë e Futbollit”, të ftuarit vizituan ambientet moderne të...
Burimi:
sportiim.al