Wirtz shijon jetën te Liverpool: Kam rilindur me Iraola, po më kthen në gjendjen ku isha dy vite më parë
Florian Wirtz pranoi se nuk ka qenë i kënaqur me disa nga paraqitjet e tij për Liverpool, por tani po kalon periudhën e tij më të mirë që kur iu bashkua klubit. Paraqitjet e organizatorit gjerman janë vëzhguar me vëmendje të madhe që nga transferimi i tij prej 116 milionë paundësh nga Bayer Leverkusen, dy vite më parë. Pas një sezoni të parë jo fort bindës, në një periudhë kur i gjithë ekipi hasi në vështirësi, ai më në fund ka filluar të shfaqë potencialin e tij të vërtetë. Wirtz ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në katër paraqitjet e fundit, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, dhe buzëqeshja është rikthyer. “Në ndeshjet e fundit kam kontribuar në shumë gola dhe...
Burimi:
telesport.al