Ish-lojtari i kombëtares angleze dënohet me 12 muaj burgim me kusht për drejtim të rrezikshëm të makinës
Ish-lojtarit të Anglisë, Raheem Sterling, i është dhënë një dënim me burgim 12-mujor me kusht, për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe posedim të oksidit të azotit, pas një aksidenti në autostradë ku u përfshi një automjet i markës Lamborghini. Në muajin shtator, në Gjykatën e Magjistraturës në Basingstoke, Sterling pranoi fajësinë për drejtimin e rrezikshëm të një Lamborghini Urus në rrugët M25, M3, A327 dhe Minley Road, përpara se të pësonte aksident më 28 maj. Dënimi është dhënë me një periudhë prove prej 18 muajsh. Gjithashtu, atij i është ndaluar drejtimi i mjetit për dy vjet dhe është urdhëruar të kryejë 100 orë punë në dobi të komunitetit, pa pagesë. Për të pasur sërish leje drejtimi, Sterling do të duhet t’i nënshtrohet sërish provimit...
Burimi:
telesport.al