Zyrtare! Sfida e shtyrë tashmë ka një datë: Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote në Tiranë
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, i dëmtuar gati dy muaj më parë, do të rikthehet në ring më 18 dhjetor. Ai do të përballet me australianin Blake Caparello. Në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë, Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “cruiserweight” (pesha deri 90kg), kategoria IBO. Në fakt, kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar më 23 tetor, por një dëmtim i tij si dhe protestat masive që zhvilloheshin në kryeqytet në atë periudhë, e bënë të pamundur zhvillimin e duelit. “Më 18 dhjetor rikthehem në ring për të mbrojtur titullin tim të kampionit të botës IBO në peshën cruiserweight, përballë Blake Caparello. Asgjë nuk ka ndryshuar. I njëjti objektiv, i njëjti përkushtim dhe e njëjta dëshirë për të fituar”, shkruan Uldedaj. Jurgen...
Burimi:
telesport.al