Iku nga Sivaspori, Manaj drejt Leçes në Serie A

Iku nga Sivaspori, Manaj drejt Leçes në Serie A

Ish-sulmuesi i Sivasspor, Rei Manaj, mund të jetë pranë një marrëveshjeje për t’u bashkuar me skuadrën e Serie A, Leçe. 29-vjeçari lushnjar me origjinë nga Vlora zyrtarizoi të martën divorcin me klubin turk për shkak të dështimit të klubit për t’i paguar pagën. Ndër të tjera sulmusi kuqezi në postimin e tij në rrjete sociale theksoi se ky ishte një vendim i vështirë i marrë prej tij. Prej disa kohësh ai po monitorohet nga afër nga Leçe, e cila ka nevojë urgjente për përforcime në sulm. Ndërkaq Manaj ndryshoi agjent së fundmi. Fali Ramadani, i cili ka një listë të madhe talentesh në portofolin e tij, tani përfaqëson sulmuesin shqiptar. /Sportiim.al/ Post navigation