Kukësi “pushtohet” nga mjegulla, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit

Kukësi “pushtohet” nga mjegulla, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit

pamje-kukes KUKËS- Prej disa ditësh, Kukësi vijon të jetë nën 'pushtetin' e temperaturave të ulëta, ndërsa sot është përfshirë nga mjegull e dendur. Kushtet e vështira atmosferike, të shoqëruara me ngrica, kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Mëngjesin e sotëm, në qytetin e Kukësit janë regjistruar temperatura minus 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, temperaturat kanë zbritur deri në minus 6 gradë. Mjegulla e dendur ka mbuluar jo vetëm qytetin, por edhe një pjesë të Rrugës së Kombit, konkretisht segmentin Pobreg-Kolsh, ku është ulur ndjeshëm dukshnëria dhe kërkon kujdes nga drejtuesit e automjeteve. Në këto kushte, autoritetet këshillojnë përdorimin e dritave të mjegullës, uljen e shpejtësisë dhe ruajtjen...