Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun
Rrokullisja e shpejtë e Elisa Spiropalit nga majat e pushtetit, ku recitonte vargjet për Shqipërinë europiane të Edi Ramës, drejt një fati të paqartë politik dhe penal, u shoqërua me përçartjet e një gruaje të cënuar në krenarinë e saj, që për hir të refuzimit të liderit, është gati t’i vërë flakën karrierës së saj politike. Meqënëse Spiropali nuk përfaqëson asgjë më shumë se një ithtare të lënduar të Ramës që nuk është çudi të zbutet nesër thjesht me një shikim të tij, përjashtimi kaloi pa ndonjë zhurmë të veçantë. Në mbledhjen e deputetëve socialistë pati vetëm 2 vota abstenim, një nga Erion Braçe dhe tjetri nga Bledi Çuçi. Formaliteti kaloi pa surpriza. Por mënyra se si e përzunë Elisa Spiropalin nga partia, vlen të...
Burimi:
sot.com.al