Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka detajuar përmes një sërë reagimesh në rrjetet sociale risitë kryesore të projektbuxhetit të vitit 2027, duke u ndalur te ulja e çmimit të naftës, rritja e financimeve për sektorin e bujqësisë si dhe reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet e shportës bazë. Gjatë takimeve me fermerët në zonën e Zall-Herrit dhe fshatrat e Tiranës, Koçiu bëri me dije se buxheti i ri parashikon uljen e drejtpërdrejtë të kostove të karburantit dhe një fond rekord për bujqësinë, i cili rritet me 10% krahasuar me vitin 2026. “Me buxhetin 2027, ulim çmimin e naftës me 32 lekë/litër në pompë dhe rrisim mbështetjen për fermerët dhe bujqësinë shqiptare me 18 miliardë lekë, 10% më shumë se në vitin 2026. Do...