Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit gjithnjë e më të dhunshme, kundër projekteve të zhvillimit të turizmit në zona të mbrojtura mjedisore, kostos së jetesës, problemeve me cilësinë e arsimit të lartë, korrupsionit të gjithëpërhapur dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa të ngushta oligarkike. Të dhënat e një sondazhi të ri rajonal tregojnë se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, pavarësisht hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa ekspertët sugjerojnë se pakënaqësia që ka nxjerrë mijëra qytetarë në shesh kundër status quo-së ka rrënjë të thella, që lidhen me marrëdhënien e përditshme të shqiptarëve me shtetin. Sipas sondazhit të opinionit publik...