Çmimi i naftës bie mbi 1%, tregjet shqetësohen për tepricë të furnizimit global në vitin 2027
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë pësuar rënie më shumë se 1% këtë të mërkurë, pasi pritshmëritë për një tepricë të furnizimit global gjatë vitit 2027 kanë tejkaluar shqetësimet për ndërprerjet e transportit detar në Lindjen e Mesme. Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i tregtimit, ra me 1.35 dollarë, ose 1.5%, duke zbritur në 90.05 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) humbi 1.35 dollarë, ose 1.7%, duke arritur në 80.70 dollarë për fuçi. Rënia erdhi një ditë pasi të dy standardet kishin regjistruar rritje prej më shumë se 2%. Analistët vlerësojnë se pritshmëritë për një rritje të ofertës globale të naftës gjatë vitit të ardhshëm po ushtrojnë presion mbi çmimet. Investitorët po ndjekin gjithashtu me vëmendje vendimet e ardhshme të vendeve të OPEC+,...
Burimi:
syri.net