Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në sistemet e tyre, përmes së cilës janë ekspozuar disa informacione të paklasifikuara. Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “The New York Times”, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe personave të njohur me çështjen. Sipas raportimit, ndërhyrja ka prekur një sistem të analizës së inteligjencës me burime të hapura, një rrjet kompjuterik që përdoret për të identifikuar informacione me vlerë për inteligjencën përmes materialeve publike dhe të paklasifikuara. Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat informacione janë komprometuar konkretisht. Megjithatë, burimet e cituara nga gazeta theksojnë se materialet e klasifikuara nuk janë vënë në rrezik. Dy prej personave të njohur me rastin kanë...
Burimi:
javanews.al