Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Rusia mund të përballet me shpërbërje deri në vitin 2027 ose 2028, si pasojë e luftës së zgjatur kundër Ukrainës dhe kostove gjithnjë e më të rënda ekonomike e njerëzore. Paralajmërimi vjen nga gjenerali rus në pension, Leonid Ivashov, i cili vlerëson se vazhdimi i konfliktit mund ta çojë shtetin rus drejt një krize ekzistenciale. Në një intervistë për mediat britanike, Ivashov deklaroi se dëmet e shkaktuara nga lufta janë të jashtëzakonshme dhe se barra që po rëndon mbi shoqërinë ruse po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme. “Gjithçka po shkon sipas planit, por jo sipas planit rus. Dëmet që ka shkaktuar lufta janë të jashtëzakonshme. Përfundimi im është se Rusisë do t’i vijë fundi në vitin 2027 ose 2028. Ajo do të shpërbëhet”, deklaroi...