Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjet e mbrëmjes për javën e pestë të Champions League, ku nuk kanë munguar golat dhe surprizat. Vëmendjen kryesore e ka marrë përballja në “Santiago Bernabeu”, aty ku PSV Eindhoven po fiton 0-1 ndaj Real Madridit. Skuadra holandeze kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u akordua pas një faulli të Aurelien Tchouamenit ndaj Sven Mijnans, duke i dhënë avantazhin miqve në Madrid. Ndërkohë, Leipzig po dominon ndaj Lens në “Red Bull Arena”, me rezultatin 2-0. Gjermanët goditën që në minutat e para, fillimisht me David Raum, i cili në minutën e 6-të shënoi nga goditja e dënimit, me topin që u devijua nga...