Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!
Administrata e Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”, i cili parashikon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si garantohet siguria e Evropës. Sipas këtij modeli, vendet evropiane do të duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë angazhimin e tyre ushtarak, duke ruajtur rolin kryesor në parandalimin bërthamor. Sipas raportimeve të Bloomberg, plani i Pentagonit ka shkaktuar shqetësim te aleatët evropianë, pasi një reduktim i shpejtë i pranisë amerikane mund të krijojë boshllëqe në sigurinë e kontinentit dhe të favorizojë Rusinë. Një nga figurat kryesore pas kësaj strategjie është Elbridge Colby, nënsekretar i Mbrojtjes i SHBA-së për Politikën Strategjike. Ai argumenton se Evropa...
Burimi:
javanews.al