Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

“Los Blancos” reagojnë fuqishëm në pjesën e dytë, përmbysin disavantazhin e krijuar nga Perisic dhe triumfojnë 5-1, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve dhe marrë përkohësisht kreun e fazës së ligës në Champions League. Reali i Madridit vazhdon të tregojë forcën e tij në Champions League. Skuadra madrilene ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, këtë herë ndaj PSV Eindhoven, duke triumfuar me rezultatin 5-1 në “Santiago Bernabeu”, pas një përmbysjeje spektakolare. Pjesa e parë nuk foli për vendasit, të cilët e panë veten në disavantazh pas golit të Ivan Perisic. Sulmuesi kroat u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës holandeze dhe duke lënë Realin në vështirësi përpara pushimit. Megjithatë, në pjesën e dytë madrilenët ndryshuan plotësisht...