Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!
Kur Cesena ka nevojë për gola, ata e dinë se mund të mbështeten te numri 9 i tyre. Sonte kundër Ascolit, Cristian Shpendi shënoi tregolëshin e tij të parë të sezonit: 12 gola në 13 paraqitje, për një mesatare prej një goli çdo 93 minuta lojë. Ai nuk është më një surprizë, por golashënuesi më i mirë aktual në kampionatin e Serie B. Javë pas jave, sulmuesi shqiptar vazhdon të lërë shenjë dhe të udhëheqë ekipin e tij, siç bëri sonte në fitoren e madhe 5-1 ndaj Ascolit.
Burimi:
javanews.al