Real Madrid me “manita” në pjesën e dytë. Arsenal dhe City ngecin në shtëpi. Leipzig dhe Como bëjnë detyrën (video)
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për xhiron e pestë në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid fitoi 5-1 ndaj PSV-së. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Ivan Perisic, pas faullit të Tchouameni ndaj Sven Mijnans. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e “Los Blancos”, me golat e Federico Valverde 50′, Jude Bellingham 60′, dopieta e Kylian Mbappe 64′ dhe 84′ dhe Vinicius Junior 87′. Në “Emirates”, Arsenal barazoi 1-1 ndaj Borussia Dortmund. Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 10-të në pjesën e parë me supergolin e Viktor Gyokeres. Verdhezinjtë barazuan shifrat në minutën e 55-të me golin e Max Beier. Në “Etihad”, Man. City barazoi 2-2 ndaj Napolit. Pjesa e parë u...
Burimi:
telesport.al