Champions League, 45′ e para: Perisic trondit Realin, Gyokeres nderon Arsenal. Mungon goli në “Etihad” (video)

Champions League, 45′ e para: Perisic trondit Realin, Gyokeres nderon Arsenal. Mungon goli në “Etihad” (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e sotme për xhiron e pestë në Champions League. Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Santiago Bernabeu”, aty ku PSV po udhëheq 0-1 ndaj Real Madridit. Ishte Ivan Perisic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për skuadrën holandeze në minutën e 32-të, pas një faulli të Aurelien Tchouameni ndaj Sven Mijnans. Në “Red Bull Arena”, Leipzig po udhëheq 2-0 ndaj Lens, pas dy golave të shpejtë gjatë 10 minutave të para. Në minutën e 6-të, David Raum shënon nga goditja e dënimit, ku falë edhe devijimit të murit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 9-të, Antonio Nusa dyfishoi shifrat, pas një gafë të rëndë të mbrojtjes së Lens. Në “Emirates”, pjesa e parë Arsenal-Borussia Dortmund...