Inter e konsideron të pashitshëm dhe refuzon ofertat 60 milionë euro nga Anglia për lojtarin më të mirë të këtij sezoni
24 Nëntor 2026 20:54 Telesport Francesco Pio Esposito mund të quhet pa frikë si lojtari më i mirë i këtij sezoni deri tani tek Inter. 21-vjeçari shënoi një tregolësh në barazimin e çmendur të fundjavës 4-4 ndaj Atalantës. Në total, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 12 ndeshje deri tani. Forma e mirë e sulmuesit italian ka tërhqur vëmendjen e shumë klubeve të tjera të mëdha. Nicolo Schira zbulon se dy klube nga Premier League, konkretisht Arsenal dhe Newcastle, janë përpjekur vazhdimisht gjatë kësaj kohe për të negociuar për një transferim të mundshëm të sulmuesit italian, por që Inter e konsideron të pashitshëm dhe ka refuzuar kategorikisht çdo mundësi për largimin e tij. Madje, Newcastle ka bërë edhe një ofertë joshëse...
Burimi:
telesport.al