Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe duke deklaruar se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët e tij. Gjatë një takimi njëorësh me stafin, të zhvilluar më 24 nëntor, Huang mbajti një qëndrim fillimisht serioz, përpara se diskutimi të shndërrohej në një përballje me ankesa dhe kritika. “Bëra disa gabime të tmerrshme”, pranoi ai, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”. Sipas New York Times, drejtuesi i gjigantit teknologjik tregoi gjithashtu se po ndjek psikoterapi. Ai theksoi se shkelja ishte veçanërisht e papranueshme për faktin se ishte vetë ai që kishte hartuar një pjesë të kodit të etikës...
Burimi:
javanews.al