Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë bllokuar në një radhë prej 42 kilometrash në përpjekje për të futur mallra në vend. Situata është krijuar pas bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, e cila ka detyruar një pjesë të madhe të tregtisë të zhvendoset drejt rrugëve tokësore. Bllokimi masiv është regjistruar në pikën kufitare Yalama, mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit, një prej korridoreve të rëndësishme për transportin e mallrave drejt Iranit. Rritja e menjëhershme e fluksit ka vënë nën presion infrastrukturën kufitare, ndërsa kamionët presin për orë të tëra dhe në disa raste për ditë të tëra për të përfunduar procedurat doganore. Amir Roshanbakhsh, nga Organizata e Zhvillimit të Tregtisë së Iranit, ka...