Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) vendosi të martën se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë të drejtë të kontrollojnë hyrjen e shtetasve të huaj dhe t’i kthejnë mbrapsht emigrantët edhe në rrethana “armiqësore” – kur migracioni përdoret si mjet presioni politik – me kushtin e prerë që të mbrohen të drejtat themelore dhe të mos rrezikohet keqtrajtimi i individëve. Sipas vendimit të gjykatës më të lartë të të drejtave të njeriut në Evropë, të 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës (ku përfshihen të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende jo-anëtare) kanë detyrimin të respektojnë dhe garantojnë të drejtat e njeriut edhe në mjedise të vështira kufitare. Kriza kufitare me Bjellorusinë dhe “instrumentalizimi i migracionit” Çështja e shqyrtuar në...