Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit AS-532 Cougar ishte nisur nga Eskisehiri për të zhvilluar një mision stërvitor, por gjatë fluturimit pësoi një aksident. Fillimisht, ministria njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin lokalizuar mbetjet e helikopterit dhe kishin nisur operacionet në zonën ku kishte ndodhur rrëzimi. Më vonë u konfirmua se pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën. Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet turke pritet të hedhin dritë mbi rrethanat...