“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, tha në Report Tv, se Rregullorja e re e GJKKO-së, e miratuar nga kryetari Erion Bani, është në shkelje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Haxhia shtoi se bojkoti i avokatëve nuk u bë për interesat e tyre personale, por për interesat e atyre që sipas tij avokatët mbrojnë. Ai theksoi se kërkesat e avokatëve nuk janë dëgjuar, teksa shtoi se avokatët kanë bërë bojkot jo vetëm kundër Rregullores së Re të GJKKO-së, por edhe në një sërë rastesh të tjera. “E para është që u bë një rregullore që binte në kundërshtim me një dispozitë të kodit të procedurës penale. Kodi i procedurës është nga pikëpamja hierarkike poshtë Kushtetutës dhe poshtë Konventës. Vijnë kodet, pastaj...
Burimi:
javanews.al