Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Burgim të përjetshëm ka marrë 41-vjeçari Pandeli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, në Volos të Greqisë. Vendimi është dhënë unanimisht nga Gjykata e Përzier Penale e Trikalave, pas përfundimit të procesit gjyqësor më 23 nëntor. Përveç burgimit të përjetshëm për vrasjen, gjykata i ka vendosur edhe një vit burg për armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Gjykata e shpalli fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë psikike, duke rrëzuar pretendimet e mbrojtjes se krimi ishte kryer në një gjendje të fortë emocionale. Po ashtu, nuk u pranuan pretendimet për përgjegjësi të reduktuar psikike dhe as rrethanat lehtësuese të kërkuara nga mbrojtja. Marjola, nënë e katër fëmijëve, u vra më 22 gusht 2025, në...