ZYRTARE/ Rei Manaj i jep lamtumirën Sivasporit përpara kohe, sulmuesi shqiptar shpjegon arsyet

ZYRTARE/ Rei Manaj i jep lamtumirën Sivasporit përpara kohe, sulmuesi shqiptar shpjegon arsyet

Rei Manaj është zyrtarisht lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Sivasporit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një “story” në “Instagram”. Rei Manaj ka zbuluar se klubi nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj tij. Ai shpjegon se i ka dhënë disa herë kohë drejtuesve të Sivasporit për shkak të lidhjes së fortë që ka pasur me klubin turk, por durimi i tij nuk është respektuar nga pala tjetër. Në këto kushte, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të përfundojë përpara kohe kontratën./Sport Ekspres/