“Medaljet e të huajve me flamur shqiptar nuk i dua fare”! Alliu flet për rastin Caprile: Të ruajmë identitetin e Shqipërisë
Në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN është hapur tema e Elia Caprile. Portieri italian është folur për një kalim te Shqipëria me lidhjen e vetme që vjen nga fakti që gruaja e tij është shqiptare. Ndërkohë ish-lojtari i Shqipërisë, Ilir Alliu, është kundër idesë që një lojtar i huaj të vishet kuqezi. “Për mua nuk duhet të marrim lojtarë të huaj te Shqipëria pasi i futemi një valle pa arsye. Ne nuk jemi Gjermania dhe as Franca. Pra nëse ti më thua se ne do të marrim lojtarë të huaj dhe do të fitojmë Europianin apo Botërorin, atëherë po ha debat si diskutim. Por jemi Shqipëria. Nuk mund të marrim të huaj pasi Kombëtarja është i vetmi identitet për ne. Përshembull ato...
Burimi:
sportekspres.com